Nuk i pëlqen të laget në shi, 42-vjeçari krijon tunelin 2 metra të lartë brenda shtëpisë

22 mars 2022 | 14:19

Një burrë ka shpenzuar dy vite duke gërmuar një tunel të jashtëzakonshëm tre metra të thellë dhe dymbëdhjetë metra të gjatë, nën kopshtin e tij. Colin Furze nga Stamford, Lincolnshire, e bëri tunelin që të lidhte shtëpinë e tij me kopshtin.

Shpikësi ka punuar në projektin e mrekullueshëm për muaj të tërë, duke hequr rrënoja prej 3 tonë e gjysmë  në ditë. 42-vjeçari ka publikuar videot e gërmimit në internet dhe kanë marrë secila më shumë se 6 milionë shikime.

Ai më në fund ka lidhur tunelin me shtëpinë e tij në Lincolnshire dhe shprehet se është një nga “projektet më të këndshme” që ka bërë ndonjëherë. Gjithashtu ky projekt ka qenë edhe më i komentuari në kanalin e tij në “Youtube”.

“Unë jam me shumë fat pasi është më e shpejtë të hap derën time të pasme dhe të shkoj në strehën time. Por është më shumë argëtuese të përdoresh një tunel nëntokësor dhe kjo do të thotë që nuk lagesh nëse bie shi”, ka thënë Colin.

Ky i fundit ka zbuluar se ka nisur punimet për tunelin në nëntor të vitit 2018 dhe iu desh rreth 1 vit për të gërmuar. Ai ka shtuar se ka punuar për tunelin kur fqinjët e tij nuk ishin në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të mos u bënte zhurmë atyre.

“Ishte punë shumë e vështirë, por edhe një nga gjërat më të këndshme që kam bërë ndonjëherë. Që të mos u bënin zhurmë komshinjve kemi përdorur një lopatë dhe hidraulike, të cilat ishin të qeta”, ka treguar 42-vjeçari.

Tuneli, i cili është 1.2 metra i gjerë dhe 2 metra i lartë, ndodhet në një dollap në kuzhinën e Colin dhe është përforcuar me çelik dhe beton.

Furze, i cili është i njohur për shpikjet e tij, duke përfshirë skuterin më të shpejtë të lëvizshmërisë në botë dhe një makinë me vaskë të nxehtë, shtoi: “Është shumë gjerë në tunel, kushdo që e viziton dëshiron ta provojë”.

Nuk i pëlqen të laget në shi, 42-vjeçari krijon tunelin 2Nuk i pëlqen të laget në shi, 42-vjeçari krijon tunelin 2Nuk i pëlqen të laget në shi, 42-vjeçari krijon tunelin 2Nuk i pëlqen të laget në shi, 42-vjeçari krijon tunelin 2Nuk i pëlqen të laget në shi, 42-vjeçari krijon tunelin 2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i serbëve të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Millorad Dodik…