Kurti tregon pritshmëritë e takimit të 18 marsit në Ohër

08 mars 2023 | 15:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të mërkurën se pritshmëritë për takimin me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak janë që të vazhdojnë me përgatitjet për takimin e datës 18 mars në kuadër të dialogut me Serbinë.

“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars në Maqedoninë e Veriut në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ja bashkangjesim përkufizimin të dakorduar evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe nga efikasiteti”, ka thënë Kurti, raporton “Ksp”.

I pyetur nëse do të ketë nënshkrim në takimin e radhës, Kurti ka thënë se ishte i gatshëm ta nënshkruaj edhe në takimin e mbajtur me 27 shkurt.

Ai ka thënë se është dëm që teksti i dakroduar me pesë fjali në preambulë dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt.

“Unë isha i gatshëm për të nënshkruar kur isha në Bruksel, andaj për marrëveshje duhen dy palë dhe nuk mjafton vetëm njëra. Është dëm që teksti i dakorduar me pesë fjali në preambul dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt. Dhe pse nuk ka nënshkrime, përgjigjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”, ka thënë Kurti gjatë një vizite në Graqanicë.

Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LEONORA OSMANI B.I, shpall te pavlefshme certifikatën e biznesit me…