Kurti tregon pse nuk mori pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë

29 shkurt 2024 | 22:53

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka treguar arsyen e mospjesëmarrjes në në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë.

“Përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe për këtë arsye e kisha të pamundur të merrja pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar tutje se: “Megjithëkëtë, në konferencën e sotme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksova mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj; bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR)”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Nga 2001 deri 2024, kanë kaluar me shumë…