Kurti tregon se kur filluan problemet në Lëvizjen Vetëvendosje

25 janar 2018 | 22:06

Kryetari i sapozgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar disa nga detajet e pa dëgjuara më parë lidhur me problemet brenda kësaj partie.

Në një për emisionin “Jeta në Kosovë”, Kurti deklaroi se ai kishte nisur t’i diskutojë problemet organizative brenda Lëvizjes që nga viti 2015.

“Në vitin 2014 kishim një përvojë të re të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ajo ishte bashkëpunimi me partitë e tjera për herë të parë…asokohe me LDK-në, AAK-në dhe Nismën. Pas protestave për Jabllanoviqin, kishte disa muaj që konsiderova se është më mirë që unë të kthehem në organizatë, të punoj në teren më shumë dhe Visar Ymeri i cili kishte kryer aq mirë punën e grupit parlamentar të LVV-së.. të bëhej Kryetar i LVV-së”, deklaroi Kurti.

Ai ka thënë se problemet e VV-së, kanë të bëjnë me mungesën e organizimit dhe gjithëpërfshirjes.

“Kam konstatuar me keqardhje se në Vetëvendosje e kemi të elaboruar gjërë e gjatë konceptin dhe diskursin tonë politik mirëpo jo teorinë dhe praktikën organizative. U përpoqa duke diskutuar me të tjerët, kemi pasur mospajtime, kemi pasur dallime por ka pasur edhe një lloj rezistence që të hapet kjo çështje në Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas miratimit në Qeveri, Kuvendi i Republikës së Kosovës, kaloi…