Kurti: “Trepçës” do t’ia kthejmë namin

20 shkurt 2020 | 15:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në aktivitetin e shënimit të 31-vjetorit të grevës së Stan Tërgut.

Ai ka thënë se “Trepça” është një thesar publik dhe si qeveri do të punojmë fort në mënyrë që t’ia kthejmë namin gjigantit “Trepça”. “Minatorët ishin minatorë me profesion, por ishin edhe avokat me pasion, minatorë sepse duhet të krijonin të ardhura për familjet e tyre, ndërkaq avokat sepse kishin marrë mbi supet e tyre mbrojtjen e popullit shqiptar duke e pasur parasysh faktin sepse ata kishin njohuri shumë të thella mbi sistemin e atëhershëm, dhe kështu nuk i duruan padrejtësitë të cilat iu bënë gjatë asaj kohe. Ne e konsiderojmë që “Trepça” është një thesar publik dhe ne si qeveri nuk do të ndalemi dhe do të punojmë fort në mënyrë që t’ia kthejmë namin gjigantit “Trepça”, u shpreh Kurti.

Ai tutje ka thënë se greva e minatorëve është një ngjarje e cila shënoi një epokë të re, të cilën vazhdojmë ta kujtojmë me rezistencën e jashtëzakonshme të 1300 minatorëve.

 

Image may contain: one or more people and people standing

Kurse, në fjalën e tij kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se është kënaqësi e veçantë që ndodhet në mesin e minatorëve, për të kujtuar njërën nga ngjarjet më të rëndësishme historike të rrugëtimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Para 31 vitesh ju ishit ata të cilët e kundërshtuat sistemin e atëhershëm jugosllav, sistem që tentonte të na copëtonte dhe të mohonte të drejtat tona. Pas gjithë atyre vuajtjeve të cilat padrejtësisht iu bënë popullit tonë dhe minatorëve të Trepçës, ka ardhur koha tani me qeverisjen e re të udhëhequr nga kryeministri Kurti, të largohet korrupsioni dhe të gjitha parregullsitë që kanë ndodhur në të kaluarën, në mënyrë që ti kthehet dinjiteti minatorëve dhe Minierës “Trepça”, u shpreh pos tjerash kryetari Bahtiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotografia e “pavdekshme” nga fotografët e pranishëm në pritjen e…