Kurti u bën thirrje grave dhe vajzave të marrin pjesë në protestë

23 shtator 2018 | 13:48

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërmjet një video incizimi u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të Kosovës që të dalin në protestën e 29 shtatorit.

Ai ka theksuar se gratë dhe vajzat kanë dhënë kontribut të madh për shtetin e Kosovës, por sipas Kurtit pak po përmenden dhe po heshtet angazhimi i tyre.

“Gratë kanë bërë shumë për vendin tonë, e pak janë përmendur. Gratë janë angazhuar shumë por kontributi i tyre është heshtur. Ato e mbajtën gjallë kulturën e gjuhën shqipe për gjatë historisë. Protestuan për liri e demokraci në kohën e okupimit. Sot është dita që ju gra e vajza të jepni kontribut për ruajtjen e shtetësisë e pavarësisë, për sovranitet e integritet. Problemet e juaj janë të shumta prej dhunës në familje, papunësisë, diskriminimit etj. Por problemet nuk zgjidhen pa e ndal këtë pushtet. gra e vajza të Kosovës ejani në protestë të shtunën më 29 shtator në orën 14:00 sepse vetëm me ju mund ta ruajmë mëmëdheun, vetëm me ju mund ta bëjmë zhvillimin, vetëm me ju mund ta ndalim diskriminimin gjinor. Pa ju nuk është e mundshme asgjë e mirë për këtë vend”, ka deklaruar Kurti.

/Epoka e re/

Mesazh grave dhe vajzave

Thirrje grave dhe vajzave të Kosovës…

Publiée par Albin Kurti sur Dimanche 23 septembre 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publikimi i listave të veteranëve mashtrues ka sjellë shumë telashe…