Kurti ua shpalos studentëve ndërkombëtarë vizionin e Vetëvendosjes

16 janar 2019 | 11:42

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se mbrëmë ka mbajtur një prezantim para 10 studentëve ndërkombëtarë nga Austria.

Kurti nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ka shkruar se këtyre studentëve ua ka shpjeguar vizionin e Vetëvendosjes.

Postimi i plotë i Kurtit:

Mbrëmë mbajta një prezantim para 120 studentëve ndërkombëtarë nga Austria. Ata studionin të drejtat e njeriut në nivelin master dhe ishin shumë të interesuar të mësonin më shumë rreth Lëvizjes Vetëvendosje! dhe programit tonë zhvillimor.

Unë iu shpjegova se vizioni i Lëvizjes Vetëvendosje! për të ardhmen e Kosovës bazohet në shtyllat mbi të cilat u ngrit edhe Bashkimi Evropian: ndërtimi i institucioneve dhe paqes përmes antifashizmit, i shtetit zhvillimor dhe drejtësisë sociale, si dhe NATO-ja si aleancë për siguri. Në këtë linjë, Kosovës i duhet demokraci, drejtësi dhe zhvillim që të kemi paqe, stabilitet e siguri të qëndrueshëm. Paqja, stabiliteti dhe siguria duhet të jenë konsekuenca të shtetit tonë të drejtë e demokratik, zhvillimor e social. Me Fondin Sovran e Bankën Zhvillimore, me luftimin e krimit e të korrupsionit, me ndërlidhjen e arsimit me ekonominë, qeverisja e ardhshme nga Lëvizja Vetëvendosje! do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta mundësojë e realizojë përparimin e gjithëmbarshëm.

Pas prezantimit, bashkë me studentët diskutuam për shumë çështje, veçanërisht për konceptin e ‘vetëvendosjes’ dhe kuptimin e posaçëm progresist që merr në kontekstin e vendit tonë, në atë të rezistencës kundër shtypjes, mospranimit të shfrytëzimit dhe çlirimit nga kolonializmi. Si e tillë, vetëvendosja është demokratike, vjen prej poshtë e lind nga populli, dhe shpreh vullnetin e tij për barazi e liri, për drejtësi dhe zhvillim.

Uroj që studentët të kalojnë mirë gjatë vizitës së tyre në Kosovë, dhe, i falënderoj për një diskutim dhe bashkëbisedim të frytshëm.

/Epoka e re/

Image may contain: 12 people, people sittingImage may contain: 2 people, people sitting, crowd and indoorImage may contain: 11 people, crowd

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State ka fituar 142-111 ndaj Denverit, në ndeshjen mes…