Kurti udhëton për në Sofje të Bullgarisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

21 prill 2024 | 19:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të Bullgarisë.

I pari i qeverisë do të marrë pjesë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas komunikatës së zyrës së kryeministrit, fillimisht Kurti do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti.

Ndërkaq, nesër do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal”.

Pjesëmarrës në takimet e Sofjes do të jetë dhe kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa.

Me këtë rast,  Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me homologun bullgar, dhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën, trenat, autobusët, tramvajet dhe metroja në Holandë ndaluan…