Kurti: Unë jam bartës i listës, respektoj Kushtetutën dhe ligjet

21 janar 2021 | 11:47

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se lista e kandidatëve për deputetë të kësaj partie mbetet ajo që është dorëzuar që nga fillimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Pas homazheve te varri i ish-presidentit Rugova, Kurti ka thënë se ai është bartës i listës i cili i respekton me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti pat qenë ish-ambasadori Grenell për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar dhe mendoj që institucionet e shtetit duhet të updatohen në rrethana të reja, ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit të cilat kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve. Unë jam bartës i listës i cili i respekton dhe e përfill me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet që mbrojnë të drejtat e të gjithë neve”, ka thënë Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 15-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova,…