Kurti uron partitë për rezultatin zgjedhor: Tani është jetike të kemi Kuvend, Qeveri dhe president të zgjedhur

18 qershor 2026 | 13:45

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar përmes një video-adresimi pas përmbylljes së numërimit të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në adresimin e tij, Kurti ka uruar të gjithë kandidatët që kanë fituar besimin e qytetarëve për t’u bërë deputetë, si dhe partitë e tjera politike për rezultatet e arritura.

Ai ka thënë gjithashtu se rezultati i këtyre zgjedhjeve ka dëshmuar se ato kanë qenë të panevojshme dhe se prej tyre “nuk erdhi ndonjë rezultat aq ndryshe” nga ai i zgjedhjeve paraprake.

“LV-ja doli subjekti i parë politik me rezultat të qartë prej 47.13 për qind me gjithsej 53 ulëse në Kuvend. Vazhdojmë të jemi subjekti më i madh në vend e Kuvend. Dhe edhe njëherë përfaqësojmë shumicën shqiptare në parlament. Kjo fitore e fuqishme që vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare, do të ishte e pamundur dhe e paimagjinueshme pa angazhimin e mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën së angazhuari e takuari me qytetarë. I uroj të gjithë kandidatët që morën besimin qytetar për të qenë përfaqësues politikë si deputetë të Kuvendit, sikurse uroj edhe subjektet opozitare për rezultatet e korrura. Ky rezultat zgjedhor dëshmon atë që e thamë para se të hynim në këtë proces, se zgjedhjet ishin të panevojshme dhe prej tyre nuk erdhi ndonjë rezultat aq ndryshe nga zgjedhjet paraprake. Tash është koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje dhe rezultatin që ky proces ka prodhuar. Është jetike që sa më parë të kemi Kuvend të konstituuar, qeveri të re me mandat të plotë dhe president apo presidente të zgjedhur. Presim certifikimin e zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja mund të luajë në Serie A gjatë kësaj…