Kurti: Vetëflijimi dhe sakrifica e familjes Jashari është epopeja e UÇK-së

06 mars 2024 | 12:11

Krerët shtetërorë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “në Prekazin heroik rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë që sot e gëzojmë”.

Ai ka vlerësuar se vetëflijimi dhe sakrifica e familjes Jashari janë vet epopeja e UÇK-së.

“Në Prekazin heroik e historik kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë që e gëzojmë. Të gjithë duhet të vijnë në këtë vend që të mos harrojmë dhe të mos devijojmë drejt së ardhmes. Vetëflijimi, sakrifica e Jasharajve është epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Themelet e çlirimit të vendit tonë që paraqet edhe dhembje e krenari por edhe besë e shpresë për shtetin e popullin tonë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Epopeja e…