Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Shaqiri

22 prill 2025 | 16:06

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me deputetë të zgjedhur, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe aktivistë të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj, vizitoi për ngushëllime familjen e të ndjerit Sylejman Shaqiri, ish-drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës dhe gazetar i mirënjohur.

Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllimet më të përzemërta familjes Shaqiri dhe të gjithë miqve të të ndjerit për këtë humbje të madhe.

“Profesionist me kompetencë dhe integritet, qytetar me bujari e patriotizëm, ferizajas me dije e shije, Sylejman Shaqiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme, kontribut të paçmueshëm dhe kujtime të paharrueshme te të gjithë ne që e njohëm dhe te shoqëria mbarë”, ka  shkruar kryeministri në librin e ngushëllimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person në cilësinë e këmbësorit, është goditur nga një…