Kurti viziton Panairin e Librit të Vjetër

01 gusht 2021 | 14:04

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Panairin e Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur dhe dy ekspozitat e Arkivit të Kosovës dhe të Shqipërisë, që po mbahen në Teatrin Kombëtar të Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Gjithashtu, kryeministri Kurti ka marrë pjesë edhe në takimin me poetin Xhevdet Bajraj, që është mbajtur në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në kuadër të këtij aktiviteti dje në hollin e Teatrit Kombëtar është organizuar edhe takim me profesorin, studiuesin dhe poetin Sali Bashota dhe me shkrimtarin Adem Gashi.

Për tri ditë në ketë panair janë ekspozuar mbi 1 000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur.

Gjithashtu ka qenë e hapur edhe ekspozita “Bëje ose vdis!: kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ukshin Hotit” përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe ekspozita tjetër “‘Vullkani’ i republikës, përjetimi i demonstratave të Prishtinës të vitit 1981 në Tiranë” përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

No description available.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, ka thënë se brenda…