Kurti vlerëson kineastet e Kosovës: Po e ngritin vendin në skenën botërore

09 mars 2026 | 08:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar kontributin e grave kineaste nga Kosova, duke theksuar rolin e tyre në promovimin e vendit në skenën ndërkombëtare të kinematografisë.

Kurti u shpreh se krijimtaria e kineasteve kosovare shkon përtej profesionit që ato ushtrojnë, duke e konsideruar atë një formë përfaqësimi të kulturës dhe identitetit të vendit.

Sipas tij, sukseset e shumta të artisteve të filmit po e bëjnë gjithnjë e më të njohur Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Krijimi i secilës prej tyre është më shumë se vetë profesioni që bartin. Me sukseset e shumta çdo ditë e më shumë po e ngritin lart shtetin tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se falë angazhimit dhe talentit të grave në këtë fushë, kinemaja kosovare po afrohet gjithnjë e më shumë me publikun ndërkombëtar.

“Me gratë e Kosovës, kinemaja jonë është përherë e më afër me botën mbarë. Ato krijojnë që të tregojnë, ato punojnë që të frymëzojnë”, theksoi kryeministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Greme të Ferizajt ndodhet një nga xhamitë më…