Kurti: Zero tolerancë për dhunën ndaj grave e vajzave

25 nëntor 2021 | 11:55

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë hapjen e fushatës globale “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave”.

Me këtë rast, ai ka thënë se do të ketë zero tolerancë për dhunë ndaj grave e vajzave.

“Përkujtojmë jetët e humbura të grave dhe vajzave, do ta luftojmë dhunë ndaj tyre. Kemi përmirësuar dukshëm kornizën ligjore. Kemi avancuar në definimin e dhunës si vepër penale në Kodin Penal. Zero tolerancë për dhunë ndaj grave dhe vajzave. Kjo kërkon veprim të menjëhershëm që të eliminojmë dhunë ndaj grave. Do të rrisim kapacitet e institucioneve të sigurisë për të trajtuar në afate kohore rastet. Është e detyrueshme që burrat të ngrehin zërin për dhunën ndaj grave. Duhen programe për fuqizim ekonomik për të mbijetuar nga dhuna në familje. Ne do të vazhdojmë çdo ditë të luftojmë dhunën”, ka deklaruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Barcelonës, Ronaldinho, sipas “Diario do Nordeste” dhe “Extra”,…