Kurtishaj: Transportuesit rrugorë kërkojnë pako stimuluese, në të kundërtën rrezikohet veprimtaria

20 maj 2020 | 16:31

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, i ka drejtuar sot një letër ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikut, të cilit i ka kërkuar që të merre në konsideratë lëshimin e rendeve të udhëtimit pa pagesë për të gjithë operatorët dhe të ketë në konsideratë një pako stimuluese. E tëra kjo sipas Kurtishajt, bazuar në mungesën e të hyrave për shkak të ndalimit të veprimtarisë dhe pamundësinë e funksionimit në transportin rrugor nga data 14 mars 2020, për shkak të pandemisë Covid-19.

Kurtishaj e ka njoftuar ministrin se Shoqata e Transportit rrugor të udhëtarëve në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës në takimin e mbajtur me 20 maj 2020, ka analizuar vendimin e lartcekur të Ministrisë  se infrastrukturës dhe Ambientit. “Duke i konsideruar dhe vlerësuar lartë raportet e bashkëpunimit në mes të MIA-së dhe Shoqatës në kuadër të OEK-ut, ju jemi mirënjohës dhe falënderues për marrjen e këtij vendimi shumë të rëndësishëm për ne si operatorë dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës për të rifilluar punën e transportit rrugor të udhëtarëve”, thuhet ne ketrin e Kurtishajt drejtuar Abdixhiut. Kujtojmë që transporti rrugor ka filluar punën dje, pas shumë kërkesave nga kjo Shoqatë, por që për shkak të pandemisë, duhet zbatuar disa rregulla, duke filluar nga përgjysmimi i udhëtarëve. “Ne jemi të gatshëm të rifillojmë punën, por ju lutem që paraprakisht të merrni në konsideratë lëshimin e Rendeve të Udhëtimit pa pagesë për të gjithë operatorët dhe të keni në konsideratë një pako stimuluese bazuar në mungesën e të hyrave për shkak të ndalimit të veprimtarisë dhe pamundësinë e funksionimit në transportin rrugor nga data 14 mars 2020, për shkak të pandemisë Covid-19”, thuhet pos tjerash në letër.

(A. M / Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, e ka nënshkruar një…