Kusari Lila: Ardian Gjini mund të quhet ish-kryetar

12 nëntor 2021 | 07:59

Kandidatja e LV-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë për kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin, se ky i fundit mund të quhet ish-kryetar i Gjakovës.

Kjo për shkak se, sipas saj, Gjini do t’i humbë zgjedhjet më 14 nëntor, edhe pse Gjini për pak nuk arriti të fitojë Gjakovën pa balotazh.

“Gjini mundet të quhet si ish-kryetar i komunës, tash e shumë shpejt”, është shprehur Kusari Lila.

Tutje ajo tha se Gjini e ka ofenduar atë.

“Ai mundet me fol dhe të shprehet në mënyrën si është shprehur, nuk është hera e parë. Më ka ofenduar edhe më herët”, thotë Kusari Lila.

“Edhe Ramush Haradinaj edhe Daut Haradinaj në mënyrë brutale janë shprehur ndaj meje, e kjo s’mundet me tregu përveç se një kulturë organizative pjesë e së cilës është edhe Ardiani dhe nuk është përjashtim”, ka thënë Kusari Lila.

“Gjatë kësaj periudhe kohore ai është mundu me portretizu vetën sikur është përjashtim i Aleancës. Sikur ‘unë jam pak më i mirë se Aleanca’”, shtoi Kusari Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, i…