Kusari-Lila e bindur: Rezultati në Gjakovë do të përmbyset

05 nëntor 2021 | 08:12

Kandidatja e LV-së për komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pret fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ajo thotë se kanë ndodhur disa skandale gjatë kësaj kohe që do të ndikojnë në këtë rikthim.

Kusari Lila ka qenë e dyta në raundin e parë, të cilin e fitoi Ardian Gjini i AAK-së. Gjini ka pasur 46% të votave kundrejt 37.08% të Kusari Lilës. Megjithatë, Kusari Lila mendon se do të rikthejë rezultatin.

“Jam shumë e bindur se rezultati në Gjakovë do të përmbyset”, ka thënë ajo në emisionin Pressing në T7.

Ajo ka përmendur disa prej arsyeve që ajo mendon se kjo do të ndodhë.

“Shumë njerëz nuk kanë dalë në raundin e parë në zgjedhje. E dyta është se AAK ka përdorur shumë makinacione në raundin e parë andaj këto do i kushtojnë, pastaj është skandali me naftën e vjedhur sot në QKMF. Është skandal i madh që ka shpërthyer sot. Ka ndodhur edhe blerja e votës masive në Gjakovë. Ka filluar me komunitete, grupe të margjinalizuara me gjendje jo të mirë materiale të cilat i kanë shfrytëzuar”, përfundoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili në zgjedhje lokale…