Kusari-Lila: Gjakova bashkë me Kosovën do t’i thotë ndal kësaj qeverisje
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetare e Alternatives Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë të mërkurën në një tubim të organizuar në qytetin e Gjakovës nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje me moton “Gjakova kundër PANhajnisë! Zgjedhje të reja”.
Kusari-Lila në këtë fjalim ka dhënë kritika për qeverisjen në nivel qendror dhe lokal.
Ajo ka thënë se qytetarët po pyesin se kur do të fillohet me protesta dhe kur do t’i vijë fundi kësaj qeverie. “Gjakova bashkë me Kosovën do t’i thotë ndalë kësaj qeverisje, ndalë hajnisë, ndaj korrupsionit dhe ndalë nepotizmit. Kosova ka nevojë për zhvillim, për investime dhe për kthim të krenarisë”, ka thënë ajo, raporton “Epoka e re”.
Duke folur për qeverisjen në Gjakovë, Kusari-Lila ka theksuar se Qeveria Haradinaj Zonën Ekonomike Amerikane e kanë qitur veç si premtim elektoral.
“Kjo qeverisje në Gjakovë është e njëjta që është në nivel qendror. Kjo qeveri lokale është kundër trashëgimisë kulturore”, ka thënë deputetja Mimoza Kusari-Lila.
/Epoka e re/



