Kusari-Lila për krizën në Ferronikel: U dakorduam që shumë shpejt të kthejmë përgjigje

24 shkurt 2022 | 14:29

Punëtorët e kompanisë Ferronikeli kanë zhvilluar një takim me shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me ç’rast kanë marrë zotimin e saj që kjo çështje të diskutohet në Kuvend.

Ajo ka thënë se situata në këtë kompani nuk është e mirë.

“Sot pritëm në takim një grup të punëtoreve të Ferronikelit për situatën në këtë ndërmarrje. Ky është takimi i dytë ku kemi dëgjuar hallet me të cilat po ballafaqohet ndërmarrja. Kriza e madhe energjetike ka pasur ndikim në këtë kompani. Edhe sot kam pranuar kërkesën nga menaxhmenti dhe dëgjova nga përfaqësuesit se kjo sasi e energjisë që kërkojnë të furnizohet është më e vogël. Në Kuvend e kemi për votim vazhdimin e gjendjes emergjente të energjisë elektrike. Përkushtimi ynë është për ekonominë e vendit. Jemi dakorduar që shumë shpejt të kthejmë përgjigje me shkrim”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Automjetet e blinduara ruse janë filmuar duke shkuar drejt Ukrainës…