Kush foli mirë për heqjen e vizave për Kosovës? Gjukanoviqi tregon për atmosferën brenda samitit

23 qershor 2022 | 15:46

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që ishte pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka konfirmuar diskutimet pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se shumë pjesëmarrës të samitit kanë folur për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës

“Në plan të parë ishte çështja e fillimit të procesit negociator me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe bashkë me të edhe çështja e sigurimit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Përveç kësaj, ata folën për dhënien e statusit kandidat jo vetëm për Ukrainën dhe Moldavinë, por gjatë bisedimeve u fol shumë për marrjen e statusit kandidat për Bosnje e Hercegovinën. Pra, le të shpresojmë që tonet nga ky takim të jenë mjaft frymëzuese për punën e pasdites së sotme të Këshillit Evropian”, ka thënë ai.

Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka përfunduar Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane kanë diskutuar me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen sërish pasditen e 23 qershorit për të diskutuar për zgjerimin. Krahas vendimit tashmë të sigurt për dhënien e statusit kandidat dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, liderët do të merren edhe me situatën në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ndodhet në Bruksel për takimin e liderëve…