Kush hyn në Greqi karantinim të detyruar 1 javor

16 gusht 2020 | 14:30

Duke filluar nga dita e sotme (16 gusht), kushdo që hyn në Greqi do të duhet të karantinohet për 1 javë.

Ishte kjo datë e cila shtyu mijëra emigrantë të nxitonin për t’u dyndur drejt pikave kufitare dhe që më pas solli dhe prej 4 ditësh radhët kilometrike në dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme pala greke punoi edhe gjatë natës.

Duke nisur nga e hëna (17 gusht), nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Trump, vëllai i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald…