Kush ishte Oliver Ivanoviq?

16 janar 2018 | 10:51

Kryetari i Iniciativës Qytetare, SDP, Olivier Ivanoviq është vrarë sot në Mitrovicën Veriore.

Ai dyshohet se është gjuajtur nga një veturë në lëvizje afër zyrave të partisë.

Oliver Ivanoviq u lind në Pejë më 1 prill 1953. Ai u bë kadet në Akademinë Ushtarake të Zagrebit nga ku u kthye në Kosovë dhe u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë.

Para luftës ishte president i Klubit të Karatesë “Trepça” në Mitrovicë ndërsa aktivitetin politik e nisi, në vitin 1999, me një kërkesë nga “Rojat e Urës”, të cilët e ftuan Ivanoviqin për t’i trajnuar si mjeshtër i karatesë.

Në 1999 u bë anëtar i Këshillit Kombëtar Serb, SNV, e më vonë president i bordit ekzekutiv.

U shkarkua pas dy viteve kur u bënte thirrje serbëve të Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhjet në Kosovë, shkruan kallxo.com

Në vitin 2001, ai nisi krijimin e Trupit Koordinues, organizata zyrtare e qeverisë serbe ndërsa atë vit u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga 2001- 2004 nga koalicioni “Kthimi”.

Oliver Ivanoviq ishte lider i Partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”.

Në vitin 2008 Ivanoviq u bë Sekretar i shtetit në Ministrinë Serbe për Kosovën ndërsa në vitin 2013 kandidoi për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ivanoviq u arrestua në vitin 2014 për krime lufte në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë si i akuzuar për vrasje, dëmtim prone dhe dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës

Sa ishte në paraburgim, ai hyri në grevë urie në kërkim të mbrojtjes në liri.

Dëshmitarët thanë së gjatë luftës e kanë parë me uniformë dhe të armatosur.

Ivanoviq u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1999 me 9 vjet burg ndërsa më vonë rasti ndaj tij është kthyer në rigjykim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka arritur për vizitë treditëshe në Kili, me…