Kush janë 48 kandidatët më të votuar të LVV-së?
Nga rreth 90 për qind e votave të numëruara nga vendvotimet e rregullta, tashmë mund të shihet se të paktën 10 kandidatët më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë siguruar ulëset e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Deri më tani janë numëruar votat e 2,309 vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në Kosovë.
Megjithatë, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar. Pa u numëruar kanë mbetur një pjesë e votave nga vendvotimet e rregullta, si dhe votat me kusht, votat nga misionet diplomatike, votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Edhe pse rezultatet nuk janë ende përfundimtare, më poshtë janë renditur 48 kandidatët që deri tani kanë marrë numrin më të madh të votave në Lëvizjen Vetëvendosje.
Megjithatë, kjo listë nuk përfaqëson domosdoshmërisht përbërjen përfundimtare të grupit parlamentar. Pas përfundimit të numërimit, kuota gjinore mund të ndikojë në renditjen e kandidatëve dhe në ndarjen e mandateve. Po ashtu, kandidatët që do të emërohen në poste ekzekutive në Qeveri do të zëvendësohen nga kandidatët pasues në listë sipas numrit të votave të fituara.
Lëvizja Vetëvendosje prin me bartësin e listës, Albin Kurtin, i cili deri më tani ka marrë 214,782 vota.
Pas tij, 47 kandidatët më të votuar janë:
- Glauk Konjufca – 168,628 vota
- Albulena Haxhiu – 98,254 vota
- Hekuran Murati – 85,404 vota
- Donika Gërvalla Schwarz – 80,069 vota
- Xhelal Sveçla – 64,859 vota
- Avni Dehari – 59,299 vota
- Hajrulla Çeku – 54,674 vota
- Mimoza Kusari-Lila – 53,188 vota
- Ejup Maqedonci – 49,324 vota
- Shqipe Mehmeti-Selimi – 38,125 vota
- Ilir Kërçeli – 35,771 vota
- Andin Hoti – 32,519 vota
- Arben Vitia – 30,496 vota
- Saranda Bogujevci – 24,173 vota
- Osman Musliu – 22,527 vota
- Ardian Gola – 21,516 vota
- Nezir Kraki – 21,448 vota
- Arton Konushevci – 20,804 vota
- Alban Bajrami – 20,237 vota
- Edona Llalloshi – 18,549 vota
- Armend Baloku – 18,204 vota
- Mefail Bajçinovci – 17,779 vota
- Rufki Suma – 17,716 vota
- Artane Rizvanolli – 16,572 vota
- Arbëreshë Kryeziu-Hyseni – 16,422 vota
- Taulant Kelmendi – 16,082 vota
- Arjeta Fejza – 15,984 vota
- Fitore Pacolli-Dalipi – 15,702 vota
- Arbër Rexhaj – 15,581 vota
- Krenare Çerkini – 15,003 vota
- Arbërie Nagavci – 14,825 vota
- Blerim Gashi – 14,684 vota
- Armend Muja – 14,590 vota
- Valon Ramadani – 14,051 vota
- Adriana Matoshi – 13,936 vota
- Dimal Basha – 13,881 vota
- Agim Bahtiri – 13,508 vota
- Adelina Grainca – 13,399 vota
- Liza Gashi – 12,897 vota
- Enver Haliti – 12,886 vota
- Adnan Rrustemi – 12,844 vota
- Labinotë Demi-Murtezi – 12,544 vota
- Valon Peci – 12,341 vota
- Jeton Raka – 12,199 vota
- Sylejman Meholli – 12,132 vota
- Valon Hoti – 11,988 vota
- Naim Bardiqi – 11,913 vota
Rezultatet, të cilat përditësohen në kohë reale nga KQZ-ja, mund t’i gjeni në linkun përkatës.



