“Kush po i jep zor bre, çfarë ka?”, Arben Gashi reagon ndaj deputetëve në Kuvend

19 korrik 2021 | 12:36

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u ka reaguar deputetëve që po flisnin nga ulëset e tyre, derisa, ai po mbante fjalim në Kuvend të Kosovës.

“Kush po i jep zor bre qatje përmas, çfarë ka?”, ka thënë Gashi,  derisa deputetët po bënin zhurmë duke mos e dëgjuar fjalimin e tij.

“Përfitimi i sotëm është humbja e nesërme, sot i çon nja tre vetë në bord, por humbja e madhe është nesër, rrugë e kapjes së institucioneve, ju po e shkatërroni traditën e cila ka qenë traditë e vlerësimit individual”, ka thënë Gashi, derisa ka vazhduar fjalimin për pikën e rendit të ditës.

“Këto sot nuk po shiten, po i trajtoni si mekanizëm për me kap pushtetin, do të ju mbet në fyt nesër”, ka thënë ai.

LDK-ja e ka kundërshtuar propozimit për shkarkim të bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Të njëjtit kanë përmendur interpretim nga Gjykata Kushtetuese për këtë rast.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në Kuvend të…