Kushdo që hyn në Slloveni nga Kosova, izolohet

28 gusht 2020 | 19:49

Sllovenia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si vend me rrezikshmëri të lartë për virusin korona.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’ të Ambasadës së Kosovës në Slloveni.

Kjo ambasadë sapo ka njoftuar se duke u bazuar në vendimet e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, Republika e Kosovës është ndër vendet që vazhdon të jetë në listën e kuqe të shteteve sa i takon situatës aktuale epidemiologjike rreth Covid-19, që do të thotë se të gjithë personat që vijnë nga Kosova në Slloveni, duhet t’i nënshtrohen një karantine të obliguar (vetizolimi) 14 ditësh.

Ndërsa është bërë e ditur se për kalim transit nëpër Slloveni, është paraparë që territori i Sllovenisë duhet të lëshohet brenda 12 orësh.

Gjatë ditës, mediumi amerikan “Bloomberg” ka publikuar statistika që tregojnë se Kosova është shteti me më së shumti vdekje nga Covid 19 në botë për një milion banorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Basketbollit Rahoveci ka mbajtur të enjten kuvendin e…