Kushtetuesja ka filluar shqyrtimin e dekretit të presidentes Osmani

17 mars 2026 | 12:43

Gjykata Kushtetuese, në fillim të kësaj jave, ka filluar ta shqyrtojë kërkesën e kryeministrit Albin Kurti dhe të grupit parlamentar të LV-së lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka konfirmuar për “RTV21” se lënda ka hyrë në fazën e shqyrtimit.

“Pas pranimit të komenteve nga palët e interesit fundjavën e kaluar dhe kompletimit të dosjes, në fillim të kësaj jave lënda ka kaluar në fazën e shqyrtimit”, ka thënë Dula.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata gjeopolitike po fillon të ndikojë drejtpërdrejt edhe në futbollin…