Kushtetuesja rrëzon vendimin e qeverisë për tokat e “Jetimave të Ballkanit

30 prill 2026 | 15:55

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur në anti-kushtetues një vendim të Qeverisë së Kosovës për sekuestrimin e tokave në pronësi të Komunës së Graçanicës dhe dhënies së tyre në shfrytëzim për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Vendimi është shpallur në kundërshtim me tri nene të Kushtetutës, tha Gjykata në një njoftim për media të enjten. Gjashtë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese votuan pro kërkesës së Komunës së Graçanicës kundër vendimit, ndërsa një kundër.

“Gjykata vendosi: TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme; TË KONSTATOJË, me gjashtë (6) vota për dhe një (1) kundër, që Vendimi [Nr.05/218] i 28 gushtit 2024 i Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2 dhe 4 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;”, thuhet në dy pikat e para të aktgjykimit. Vendimi i kontestuar ishte nxjerrë në gusht të vitit 2024 në një mbledhje të qeverisë.

Sipas vendimit, 13 hektarë tokë të Komunës së Graçanicës u shpallën pronë me interes publik dhe u caktuan për përdorim nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për nevoja të ndërtimit të kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”. Shoqata do t’i shfrytëzonte tokat për një periudhë prej 99 vitesh.

Komuna e kishte kontestuar vendimin e Qeverisë me arsyetimin se bie ndesh me disa nene të Kushtetutës dhe se procesi i miratimit të vendimit nuk ishte transparent, gjithëpërfshirës, por i njëanshëm dhe përjashtues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raport i organizatës prestigjioze “Bar Human Rights Committee of…