Kushtetuta nuk ka paqartësi, por ka zbrazëti

09 prill 2020 | 10:37

Sot u bënë 12 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila qe ratifikuar më 9 prill 2008 dhe pati hyrë në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Kadri Kryeziu, një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, tha se çdo kushtetutë mund të ndryshohet ndër vite. “Kushtetuta është një akt i rëndësishëm politik dhe juridik që rregullon çështjet e shoqërisë dhe ato politike”, tha Kryeziu sot në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, Kushtetuta ka nevojë për sqarim publik. “Kushtetuta nuk ka paqartësi, por zbrazëti dhe në raste të caktuar krijon efekte negative në shoqëri”, tha ai.

Kryeziu vlerësoi se Kushtetua e Kosovës mund të ndryshohet me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës si dhe vota e minoriteteve.

Ai tha se pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga plani i ish-presidentit Martti Ahtisaari.

Kushtetuta e përcakton Kosovën shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë, në nenin 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë, që do të thotë se institucionet sot e kanë ditë pushimi.

Mysafiri i Mëngjesit – Kadri Kryeziu 09.04.2020

Mysafiri i Mëngjesit – Kadri Kryeziu

Gepostet von RTK am Mittwoch, 8. April 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët që kanë udhëtuar nga jashtë Kosovës gjatë muajit mars…