Kushti i Putin për paqen – Kërkesë presidentit amerikan: Më jep Donetskun dhe tërhiqem nga Ukraina

19 tetor 2025 | 22:46

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina t’i dorëzojë Rusisë kontrollin e plotë të rajonit të Donetskut si kusht për t’i dhënë fund luftës, gjatë bisedës telefonike që ai zhvilloi me Presidentin Amerikan Donald Trump këtë të entje.

Ishte The Washington Post e cila zbuloi më shumë detaje të telefonatës së dy presidentëve duke cituar dy zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Sipas asaj që shkruan media Amerikane, Presidenti Rus ka shprehur gatishmërinë e tij që Moska të tërheq ushtarët e tij nga Khersoni dhe Zaporizhzhia në rast se Kievi I lë Rusisë kontrollin e plotë të rajonit të Donetskut. Forcat e Vladimir Putin kanë luftuar prej 11 vitesh për marrjen e këtij rajoni I cili nëse do të ishe në duart e tyre do ti jepte Moskës kontrollin e plotë mbi Donbasin.

Disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë e kanë përshkruar propozimin si një përparim në bisedimet e paqes duke arsyetuar se Vladimit Putin ka hequr dorë nga qëllimet e tij maksimaliste për marrjen e 4 rajoneve të Ukrainës.

Megjithatë një diplomat i Lartë Europian ka deklaruar se ky plan do të ishte I papranueshëm për Ukrainën e cila do të dukej sikur do të dorëzonte këmbën e saj në tryezën e negociatave në këmbim të asgjeje. Donald Trump I cili pritet të takohet me Presidentin Rus Vladimir Puti në Budapest në ditet në vijim nuk ka komentuar ende publikisht kërkesën e Kremlinit, por përgjatë takimit të tij me Presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky në Shtëpinë e Bardhë ai iu bëri thirrje të dyja palëve që të ndalin vrasjet dhe të arrijnë një marrëveshje.

Lajmi I raportuar nga Washington Post tregon një ndryshim të qëndrimit të presidentit Rus Vladimir Putin i cili më herët përgjatë këtij viti ai kishte refuzuar një propozim amerikan për ndaljen e luftës në vijat aktuale të frontit, duke këmbëngulur se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshinte jo vetëm kontrollin rus mbi Krimenë, por gjithashtu edhe marrjen e plote nga Moska te kontrollit mbi 4 rajonet e pushtuara pjeserisht, Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, tani deputet i PDK-së, Enver…