Kushtrim Cukaj shkarkohet nga pozita e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian

22 maj 2020 | 19:54

Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në Shërbimin Civil të Qeverisë së Kosovës, i themeluar në bazë të Vendimit të Qeverisë Nr. 08/25 të datës 17 prill 2020, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të lëndës, si dhe në bazë të kompetencave të tij, ka shqiptuar masën disiplinore “Ndërprerje e marrëdhënies së punës” për z. Kushtrim Cukaj, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian, për shkak të shkeljeve të rënda dhe të shumta të detyrave të punës gjatë ushtrimit të funksionit të tij në këtë pozitë.

“Shkeljet e konstatuara kanë të bëjnë me keqadministrimin në lidhje me kontratat e lobimit, kontratat mbi qiradhënien e objektit për MIE dhe kontratat për marrëveshje të veçanta të shërbimeve në administratën e institucionit; shkaktimin e dëmit financiar ndaj MIE-së; shkeljen dhe mos-përfilljen e obligimeve që burojnë nga marrëveshja ndërkombëtare nga projekti Skema Profesionistët e Rinj; shkeljen e Kodit të Mirësjelljes në Shërbimin Civil; marrjen e masave disiplinore në mënyrë të jashtëligjshme ndaj stafit të MIE-së; mos-kryerjen e obligimeve për vlerësimin e rregullt vjetor sipas procedurave ligjore; komunikimin joprofesional në raport me partnerët e jashtëm; si dhe refuzimin për të zbatuar vendimin administrativ të formës së prerë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatorët e festivalit të muzikës, Sunny Hill kanë njoftuar se…