Kuvajti anulon namazin e xhumasë për shkak të koronavirusit

13 mars 2020 | 19:22

Kuvajti sot njoftoi anulimin e namazit të xhumasë në të gjitha xhamitë deri në një njoftim të radhës për shkak të frikës nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Rreth tetë raste të tjera të koronavirusit u konfirmuan në Kuvajt të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 80, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Më parë këtë javë, qeveria e Kuvajtit njoftoi një seri masash për të frenuar sëmundjen, përfshirë mbylljen e institucioneve arsimore për dy javë të tjera dhe pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive deri në njoftimin e mëtejshëm.

Shteti i Gjirit gjithashtu ka ndaluar lëshimin e vizave për vendet e prekura nga virusi, i cili u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar dhe që atëherë është përhapur në rreth 120 vende ose territore.

Numri global i vdekjeve është afro 5.000, me mbi 135 mijë raste të konfirmuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit që…