Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në veri

29 shtator 2021 | 11:46

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovë, ka bërë me dije se me shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për situatën në veri.

Ai ka thënë se për datën e mbajtjes se kësaj seance do të diskutohet në ditët në vijim.

“Sapo përfundoj mbledhja dhe u vendos që të kemi një seancë të vazhdimit dhe të rregullt të hënën. Në Kryesi e paraqita kërkesën për një seancë për situatën në veri, dhe u dakorduam që të diskutojmë për datën dhe kohën”.

“Nuk ishte në takim kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Gjendja në veri është serioze që i tejkalon agjendat politike dhe duhet të merret me seriozitet”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Zvicrës, Këshilli Kombëtar, ka…