Kuvendi i Kosovës hap konkurs për shtatë pozita në institucione të pavarura (Dokument)

26 maj 2020 | 12:36

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka shpallur sot konkurse për plotësimin e pozitave të lira në shtatë institucione të pavarura. Në mesin e pozitave të hapura është edhe ajo për Avokatin e Popullit dhe për anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shkruan “Epoka e re”.

Konkurset janë hapur si në vijim: 1. Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit; 2. Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi; 3. Për zgjedhjen e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, prej tyre së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë dhe së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë të gjinisë femërore; 4. Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media; 5. Për zgjedhjen e 3 (tre) anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës; 6. Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile; 7. Për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Më poshtë e keni edhe linkun:

 

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall: KONKURS

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës, dëshiron…