Bordi i përkohshëm i Postës: Zyrtari në punë është kthyer me vendim të gjykatës

26 maj 2020 | 12:29

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës, dëshiron të sqaroi opinionin në lidhje me shkrimin e publikuar në gazetën Insajderi.org me datë 25 maj 2020 me titullin: “KTHEHET NË PUNË ZYRTARI QË ISHTE SULMUAR NGA KURTI”.

Zyrtari në fjalë, është kthyer në pozitën e punës me vendimin e prerë të Gjykatës Nr. C.nr.5243/18.

Në mbledhjen e datës 18 maj 2020, Bordi i përkohshëm i drejtorëve, nuk ka marrë vendim për ta kthyer në punë z. Gazmend Isufi, por ka rekomanduar u.d. Kryeshefin Ekzekutiv, që të zbatoi vendimin e lartë cekur të Gjykatës, thuhet ne komunikatën e lëshuar për medie nga bordi i përkohshëm i Postës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, mund të transferohet në Portugali.…