Kuvendi i Kosovës mblidhet në orën 15:00 për të ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare
13 shkurt 2026
| 13:24
Deputetët do të mblidhen sot nga ora 15:00 në seancë për të shqyrtuar dhe ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Janë pesë marrëveshje ndërkombëtare që presin ratifikim, ndërsa edhe buxheti për vitin 2026 do të mund të shqyrtohet në parim.
Nga ato është edhe Marrëveshja e Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrushmërinë dhe Rritjen e Gjelbër” mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore).
Sot, 13 shkurt, është dita e fundit kur Kuvendi i Kosovës ka kohë të ratifikojë këtë marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 90.3 milionë eurosh.



