Kuvendi i Malishevës miraton buxhetin për vitin 2022

31 janar 2022 | 13:46

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka rishqyrtuar dhe shfuqizuar vendimin me nr.02/04 datë: 10.01.2022, për miratimin e buxhetit të Komunës së Malishevës për vitet 2022-2024 me theks të veçantë për vitin 2022.

Drejtori për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, ka prezantuar projekt-buxhetin për vitin 2022, para këshilltarëve, kurse më pas u debatua nga këshilltarët për buxhetin si dhe u propozuan kërkesat përmes përfaqësueseve të subjekteve politike.

Në fund të mbledhjes Kuvendit Komunal me shumicën e votave ka miratuar projekt-buxhetin e Komunës së Malishevës për vitet 2022-2024,me theks të veçantë për vitin 2022, në vlerë prej 15,655,757 euro, që krahasuar me vitin e kaluar, është rreth 755 mijë euro më i lartë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i ka falënderuar gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që përkrahen miratimin e këtij projekt-buxheti, që për synim ka fillimin e realizimit të projektit për Malishevën urbane dhe përkrahjen e gjithë projekteve të sektorëve tjerë, me interes të përgjithshëm qytetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja dhe ish-deputetja, Melihate Tërmkolli, ka reaguar në lidhje me…