Kuvendi i Maqedonisë do të fillojë debatin për ndryshimin e emrit

09 janar 2019 | 11:26

Ligjvënësit në Maqedoni do të fillojnë të mërkurën debatin në Kuvend për ndryshimin e emrit që do t’i jepte fund mosmarrëveshjes me Greqinë.

Kryeministri Zoran Zae, ka mbështetur ndryshimin e emrit të vendit në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe po përpiqet për miratimin e propozimit në debatin e planifikuar për 9 janar.

Megjithatë ai nuk e ka shumicën prej 120 deputetëve të Kuvendit.

Kjo do të thotë, se atij i duhen edhe votat e deputetëve të partisë opozitare VMRO-DPMNE për të kaluar propozimin.

Kështu ka ndodhur edhe në nëntor kur ka filluar procesi i ndryshimit të emrit.

Nëse Kuvendi e voton ndryshimin e emrit, Greqia ka premtuar se do të ndalë bllokimin e përpjekjeve të Shkupit për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Por, edhe nëse Maqedonia e voton propozimin, ai duhet të miratohet edhe nga parlamenti grek.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën në fshatin Shirokë të Suharekës një person, i…