Kuvendi i Shqipërisë miraton dekretin e presidentit për ‘Teatrin’, opozita e bojkotoi

20 shtator 2018 | 15:36

Pa praninë e opozitës në seancë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 75 vota pro dekretin e presidentit Meta për godinën e Teatrit.

Pavarësisht kundërshtive të opozitës, e cila u mblodh ditën e sotme në Vlorë, mazhoranca e kaloi dekretin e Metës bashkë me amendamentet e ndryshuara.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nga Vlora u shpreh se Rama u kap në një akt vjedhje, duke iu referuar Teatrit.

“Ligji fusha për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Edi Rama dhe hajdutët e tij në parlament u kapën flagrantë në vjedhje përmes procedurës së përshpejtuar me Ligjin Rama-Fusha për grabitjen e Teatrin”, ka thënë Basha, i cili ka shtuar se opozita nuk kthehet në Kuvend në këto kushte.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka reaguar nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar liderin e opozitës se në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës privatizoi teatrin Metropol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i politikës së jashtme të BE-së pranë Qendrës për…