Kuvendi i Shqipërisë miraton Ligjin për amnistinë penale

05 prill 2024 | 08:23

Me 110 vota për, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për amnistinë penale, nga i cili pritet të përfitojnë afër 1.100 të dënuar, 700 nga të cilët do të lirohen menjëherë.

Miratimi i amnistisë u bë i mundur pas marrëveshjes që u arrit pak ditë më parë mes shumicës parlamentare dhe një pjese të opozitës, marrëveshje që i dha fund bllokimit dhe tensioneve në seancat plenare.

Partia Socialiste dhe grupi i deputetëve të ‘Rithemelimit’ brenda Partisë Demokratike gjetën pajtim duke zgjidhur kështu ngërçin që mbante bllokuar votimin e këtij ligji.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se 700 të dënuar do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit. Gjithashtu do të përfitojnë 2.700 persona që janë në shërbim prove.

Nga amnistia do të pushohen menjëherë dhe 232 dosje të protestuesve të opozitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në vendin tonë fillon regjistrimi i popullsisë dhe pritet…