Kuvendi Komunal i Mitrovicës aprovoi draft buxhetin për vitin 2020

19 shtator 2019 | 16:17

Nën drejtimin e kryesuesit të Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, dhe në prani të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të drejtorive komunale, sot është mbajtur seanca e 23-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Izet Tahiri, propozoi një pikë shtesë për rend të ditës, Mbështetje financiare për klubin hendbollistik “Trepça”.

Pastaj kryesuesi, Safet Kamberi, propozoi rendin e ditës, për seancën e 23-të të Kuvendit, me ç’rast këshilltarët komunal unanimisht aprovuan këtë rend dite.

Në vazhdim këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash; Rregullorja (e miratuar në parim) për ndarjen e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe falënderimeve; Draft-buxheti komunal për vitin 2020 dhe parashikimi për vitet 2021-2022 si dhe Mbështetja financiare për klubin hendbollistik “Trepça”.

Pika më e rëndësishme e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte Draft-buxheti komunal për vitin 2020 dhe parashikimi për vitet 2021-2022, ku lidhur me këtë pikë pati diskutime dhe propozime të ndryshme dhe me shumicë votash u miratua nga këshilltarët komunal.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion, prej 50 oficerësh dhe nënoficerësh të “Staff Ride“…