Kuvendi Komunal i Rahovecit voton buxhetin për vitin 2020

30 janar 2020 | 15:56

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur të enjten mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit dhe njëra ndër pikat e rëndësishme të kësaj mbledhje ishte miratimi i buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2020, ku me 21 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim, anëtarët e kuvendit e kanë miratuar buxhetin komunal për vitin 2020 dhe KAB-in për tre vitet në vazhdim.

Vlera e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2020 është 14 milionë e 735 mijë e 820 euro, i shpërndarë në kategori; paga dhe mëditje 8,644,220.00; mallra dhe shërbime 1,594,330.00; shpenzime komunale 280,500.00; subvencione dhe transfere 311,000.00 dhe investime kapitale 9,905,820.00 euro

Gjatë mbledhjes nga anëtarët e Kuvendit Komunal kanë marrë dy vendime: Vendimi për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale me pronën private dhe vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik për ndërtimin e Sheshit Qendror të Qytetit.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe këto dokumente: Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm sipas planit të veprimit për vitin 2019; plani i punës së kryetarit të komunës dhe qeverisë komunale për vitin 2020; raportit vjetor financiar për vitin 2019; raporti i punës së kryetarit të komunës për vitin 2019 dhe raporti i punës së Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2019 dhe Propozimi për tejkalimin e të hyrave vetanake për vitin 2019.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten në Malishevë, me një akademi përkujtimore është shënuar…