Kuvendi Komunal i Skenderajt miraton planin e punës së ekzekutivit për 2019-n

21 dhjetor 2018 | 16:27

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancën e fundit për këtë vit, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar të gjitha pikët e rendit të ditës. Si më të rëndësishme, në këtë mbledhje janë veçuar planet e punës të Kuvendit Komunal, përfshirë ai i Komitetit për Politikë e Financa, dhe ekzekutivit për vitin e ardhshëm, të cilat pas diskutimeve të anëtarëve të Kuvendit, janë miratuar.

Gjithashtu janë përkrahur edhe raporti i punës i Zyrës së Personelit për vitin 2017, si dhe rekomandimet e Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe është miratuar propozim-rregullorja për tatimin në pronë të paluajtshme për vitin 2019.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Shpëtim Selmanaj,…