Kuvendi mban sot seancë

27 maj 2021 | 08:04

Këtë të enjte nga ora 10:00 është paraparë që të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët kanë para vetes një rend dite me tetë pika, ku ndër më të rëndësishmet është ajo rreth arsimit.

Ky është rendi i plotë i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,

Formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara e radhës në botërorin e MotoGP është në pistën…