Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme

29 mars 2024 | 13:44

Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë me dije të premten shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka treguar se të enjten e ardhshme do të mbahen dy seanca, ndërsa të premten do të mbahet një seancë

“Seancat e radhës me datën 4 dhe 5 prill. Me datën 4 prill do t’i kemi dy seanca. Është dakorduar sot në Kryesi që seanca e veçantë për 25-vjetorin e betejës së Koshares të mbahet me 4 prill, me fillim nga ora 10:00, ndërsa seanca e rregullt të fillojë në orën 11, me diskutimin e opozitës dhe themelimin e një komisioni hetimor parlamentar, ai për procesin e subvencionimit të testeve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët për vitin 2023-24”,  ka thënë Kusari-Lila, duke treguar se çfarë do të trajtohet në seancën e 5 prillit.

“Me këtë do të fillohet seanca e re plenare, ndërsa seancë tjetër, vetëm pyetjet parlamente do të mbahet me 5 prill në orën 11, në mënyrë që të adresohen pyetjet e mbledhura ndër javë.  Janë marrëveshjet ndërkombëtare për të cilat s’ka pasur një diskutim përmbajtjesor në raport me konsensusin politik për votimin e tyre, pastaj vijnë projektligjet, ku disa janë në lexim të parë dhe të  dytë”, ka thënë ajo. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA do të shqyrtojë mundësinë e rritjes së numrit të…