“Kosmonte Foods” merr statusin e investitorit strategjik

08 shkurt 2022 | 13:25

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë votuar pro dhënies së statuttit si Investitor Strategjik, kompanisë ‘Kosmonte Foods’.

Ky propozim-vendim së pari ishte miratuar në njërën prej mbledhjeve të Qeverisë që kishte ardhur si rekomandim nga Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike, dhe i njëjti ishte dërguar në Kuvend për votim nga deputetët.

Më datë 29 shtator të viti 2021, ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari dhe kryeministri Albin Kurti, patën njoftuar se një kompani tjetër vendore ka fituar statusin e Investitorit Strategjik.

Sipas njoftimit të ministrisë atëherë, kompania më e re me këtë status ishte “Kosmonte Foods”, dhe vlera e investimit të saj në Kosovë do të arrijë deri në 11 milionë euro.

Sipas deklaratës së Hajdarit në shtator, këto investime do të kontribuohen direkt në rritjen ekonomike të vendit. “Pas një analize rishqyrtimi, do të implimentohet përpunimi i pemëve në fund të vitit 2025, sipas planit pritet të jenë 38 mijë metra katrorë që investimet e tejkalojnë buxhetin prej 11 milionë euro”, ishte shprehur ministrja Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës me 68 vota për ka miratuar rezolutën…