Kuvendi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore

23 qershor 2022 | 11:12

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2022.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se pro këtij projektligji kanë votuar 65 deputetë dhe se s’ka pasur asnjë votë kundër apo abstenim.

Në rend dite sot është edhe Projektligji për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.

Nisma për tërheqjen e Trustit është e PDK-së, derisa partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar kundër kësaj nisme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil Hysaj U shokova, s'mujta me besu se është e…