
Kuvendi miraton vendimin për formimin e 14 komisioneve parlamentare
02 prill 2021
| 12:00
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar propozim-vendimin për formimin e 14 komisioneve parlamentare.
Ky vendim është marrë me 99 vota për të deputetëve, asnjë kundër dhe 1 abstenim.
Po ashtu, deputetët kanë miratuar përbërjen e 14 komisioneve parlamentare për legjislaturën e të Kuvendit të Kosovës.
“Me 104 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e miratoi përbërjen e 14 komisioneve parlamentare për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës”, ka njoftuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.