Alban Bajrami emërohet shef i kabinetit të kryetarit të Vushtrrisë

02 prill 2021 | 11:55

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se ka emëruar Alban Bajramin si shef të kabinetit të tij.

Me këtë rast, Tahiri ka thënë se Alban Bajrami është një nga djemtë me integritet të lartë.

“Alban Bajrami nga sot është shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës. Albani është një nga djemtë me integritetin e profesionalizmin më të lartë!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe e ka pranuar se mund të largohet nga…