Kuvendi me mocion dënon gjuhën e përdorur kundër vrasjeve politike

22 dhjetor 2017 | 16:04

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar një mocion me të cilin dënohet gjuha fyese e përfaqësuesit të veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj ndaj vrasjeve politike të veprimtarëve të LDK-së.

Ky mocion është përkrahur nga 68 deputetë, ndërsa një ka votuar kundër dhe dhjetë kanë abstenuar.

Mocioni në fjalë është propozuar nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në emër të kësaj partie.

“Vetëm zbulimi i vrasjeve politike dhe krimeve pandriçuara garanton siguri për qytetarët”, ka thënë ai.Gjuha e përdoruar nga Nasim Haradinaj është dënuar edhe nga përfaqësuesit grupeve parlamentare, Glauk Konjufca, Memli Krasniqi, Ahmet Isufi dhe Bilall Sherifi.

Nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, para disa ditësh ka folur rreth vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së. (A. Mavaraj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj është duke u mbajtur…